Emiliano Vila nuk shqetësohet se Teuta vuajti sot ndaj Dinamos. Sipas tij, gjëja e rëndësishme ndaj një rivali direkt në renditje si Dinamo, ishin vetëm tre pikët e kështu, skuadra ia kishte arritur qëllimit, siç shpjegoi në fjalët e tij për “SuperSport” pas fitores 1-0 me golin e tij.

“Ka gjithë këto javë kam kërkuar golin, por nuk e kam gjetur. Jam i lumtur në radhë të parë për tre pikët se ishte ndeshje e luftuar. Jemi rivalë direkt me Dinamon, erdhëm jo për të luajtur bukur, por për të marrë vetëm tre pikët në çdo mënyrë dhe besoj se ia arritëm qëllimit.

Në disa ndeshje ka ndikuar edhe mbrojtja duke ditur që na kanë ikur dy lojtarë kryesorë si Arapi e Hoxha. Me lojtarët e rinj shpresojmë të gjejmë pak nga pak modulin e lojës, edhe fati nuk ka qenë në disa raste me ne, por shpresoj që me këto tre ndeshje të jemi më të qetë.Thuajse në çdo ndeshje kemi pësuar gol, janë disa të rinj që trajneri ka futur në lojë. Shpresoj të na ndihmojnë duke dhënë më shumë.

Ky është pak rionvimi i ekipit për të ardhmen dhe me këto tre pikë shpresojmë që ekipi të jetë më i qetë.Siç ishte ndeshja që bëri portieri Dema, që e falënderoj nga zemra, si ai duhet të jenë të gjithë të barabartë. Kushdo të jetë, pavarësisht moshës së re, të japin maksimumin dhe të ndihmojmë ekipin”, tha Vila.