Aktori i dashur për publikun, Vin Diesel, po vazhdon me xhirimet e filmit ‘Fate of the Furious’, por mesa duket ai po i përjeton keq këto ditë.

Mësohet se Diesel-it i mungon miku i tij që u nda nga jeta si pasjë e një aksidenti, aktori Paul Walker. Aktori 49 vjeçar që luan Dominic Toreton në film, tregoi se nuk ka sesi të mos mërzitet përderisa po xhiron një film pa Paul Walker, i cili kishte një rol të rëndësishëm në seritë e kaluara të filmit, po aq sa roli i tij.

“Kurrë nuk kam bërë ndonjë skenë pa të. Dhe çdo herë që bëja ndonjë skenë, gjëja e parë që bëja ishte pyetja, ‘Në cilën skenë është Paul? Ku ulet Brian?’ Dhe kjo nuk ndodhte. Dhe thjesht mërzitesha shumë dhe duhej të largohesha nga aty për t’u përmbledhur”- tha aktori për USA Today.

Ai vijoi më tej: “Më pas pashë Michelle Rodrigues duke qarë si unë dhe më pas ajo erdhi dhe më përqafoi”.

Filmi ‘Fate of the Furious’ është seria e re e filmit me shumë pjesë ‘Fast and the Furious’.