Nëse jeni tejet të kujdesshëm ndaj drejtshkrimit dhe shenjave të pikësimit, ndryshoni menjëherë sjellje.

Një studim amerikan i Binghamton University në New York, tregon se pika në fund të mesazhit telefonik, në Whatsapp apo metoda të tjera komunikimi përmes smartphone, nënkupton ftohtësi dhe largësi, shkruan noa.

Studiuesit thonë se kjo shenjë pikësimi merret si mungesë respekti, ose se mesazhi juaj është shkruar me një ftohtësi ekstreme.

Me fjalë të tjera, nëse doni të bëni miq ose të ruani ata që keni, shmangni dërgimin e mesazheve me pikë në fund. Studimi në fjalë u bazua në një kampion prej 126 studentësh, të cilëve ju kërkua të lexonin një sërë mesazhesh me dhe pa pikë në fund. Rezultati? Studentët të cilët lexuan përmbajtjen me pikë në fund, e cilësonin mesazhin si pak të sinqertë.