Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Viola Kapidani Kullolli, ka reaguar pas përmbytjeve të fundit në qytet.
Ajo shprehet se situata nuk është më një fatkeqësi natyrore, por një dështim institucional.
Sipas saj, pavarësisht investimeve rreth 20 milionë euro për hidrovoret, Durrësi përmbytet sa herë ka reshje shiu, duke sjellë rrugë të bllokuara, banesa të përmbytura dhe shërbime të paralizuara. Ajo ngre pikëpyetje mbi funksionimin e hidrovoreve dhe kërkon përgjegjësi nga institucionet.
Postimi i plotë:
Durrësi është sot totalisht i përmbytur dhe i paralizuar. Me çdo shi, qyteti kthehet në “Venecia”, por pa turizëm, pa infrastrukturë dhe pa zgjidhje.Pas rreth 20 milionë € investim për hidrovoret, qyteti përmbytet në çdo shi.
Kjo nuk është më fatkeqësi natyrore.
Ky është një dështim i përsëritur institucional.
Rrugë të pakalueshme
Biznese të mbyllura
Banesa të përmbytura
Qytetarë të bllokuar në shtëpi
Shërbime të paralizuara
Dhe ndërkohë, ka familje që ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për përmbytjet e mëparshme. Sot po përmbyten sërish, pa u mbyllur plagët e herës së kaluar.
Askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk jep llogari.
Ku shkuan 20 milionë euro?
Pse hidrovori nuk funksionon?
Pse Durrësi kthehet në “Venecia” sa herë bie shi?
Durrësi nuk mbytet nga shiu, por nga paaftësia dhe keqmenaxhimi!





