Biondja bukuroshe Viola Spiro kohët e fundit është duke shijuar turin e udhëtimeve nëpër Evropë së bashku me të dashurin e saj të cilën nuk e ka bërë publike. Janë të pakta rastet kur Viola publikon foto së bashku me të dashurin, por gjithnjë ky mbetet me kurriz apo në hije. Partneri i saj merret me biznes, ndaj edhe udhëtimet janë pjesë e jetës së tij profesionale, është shprehur ajo në shumë raste.
Por për çudi në një foto të publikuar nga ajo gjatë qëndrimit në Hungari, komenti i një fanse u ka bërë përshtypje të gjithëve. “E para sqaro kush t’i nxjerr këto foto dhe sa djersë ke nxjerrë për të përfituar Gucci e Luis Vuiton-et që të bie ai që më more nga krahu. Gjej një të dashur tëndin, boll vodhe të dashurit e të njohurave. Mos e merr si ofendim, sepse nuk është. Është veçse k…” – shkruan një vajzë anonime në profilin e Violës, e cila pas pak minutash e ka fshirë.