Violinisti i madh durrsak Florian Vlashi njofton në faqen e vet në FB se, së bashku me kompozitorin e shquar durrsak Haig Zacharian, do të organizojnë në Hotel “Adriatik” Durrës, më 1-7 gusht 2019, “Bienale Netët e Muzikës Klasike "MUZIKA & VENA, një harmoni e përkryer".
Vlashi bën të ditur se së shpejti do të publikojë programin e detajuar të koncerteve dhe degustimit të verërave bashkë me informacionin për biletat. Njoftimin e shoqëron me posterin, ku riprodhohet tabloja: "Koncerti" (realizuar në vitin 1623) dhe që ndodhet në “National Gallery of Art” (Washington, D.C.) të piktorit Gerrit von Honthorst (1590-1656), i mbiquajtur nga italianët “Gherardo delle Notti”.
Është interesante se, krahas koncerteve me muzikë klasike, çdo mbrëmje do të degustohen dhe shijohen verëra franceze, shqiptare, gjermane, italiane, spanjolle dhe amerikane, të paraqitura nga enologë të njohur shqiptarë dhe të huaj.
Th.M.