Më 1 gusht do të startojë në Durrës Bienalja Netët e Muzikës Klasike në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, aty ku aktualisht po bëhen prova prej ditësh.
Violinisti i njohur durrsak, Florian Vlashi, organizator i këtij koncerti, që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Spanjë, tregon se Bienalja e këtij viti titullohet “Kopshtet sekrete të muzikës dhe pikturës”, frymëzuar nga piktura e famshme e El Bosco që quhet “Në kopshtet e kënaqësive”.
Në aktivitetin kulturor që në ditën e parë, është Nata e Muzikës Baroke me muzikë të autorëve Stabat Mater-Pergolesi dhe Caravaggio, do të interpretojnë Katrina Miftari soprano dhe Safet Berisha –kontra tenor, solistë të bienales së Durrësit.
“Pastaj vazhdojmë me portretet e fundit të Beethoven, me kuartetin e Kremonës që vjen nga Italia në bashkëpunim me violinistrin tonë të njohur, Arben Llozi, muzika spanjolle me pianisten Etrita Ibrahimi, pastaj muzika shqiptare me sekretet dhe zbulimet e fundit të dokumentacioneve të hershme dhe të reja.”, shpjegon Vlashi ndërsa premton që mbrëmjet do të jenë plot me surpriza dhe zbulime nga Edmond Buharaja.
Më tej, Bienalja do të vazhdojë me natën e muzikës moderne për t’u mbyllur me violinçistin francez, Mare Coppey që do të luajë pjesë nga Bach dhe El Bosco.
Ndryshe nga vitet e tjera, eventi kulturor do të zhvillohet në ambientet e teatrit, të cilin Vlashi e quan tempullin e kulturës së qytetit, ndërsa më tej falenderon bashkëpunëtorët.