Pas ditë më parë aktorja Jennifer Lawrence zuri faqet e para të mediave gossip jo për çmimin që mori gjatë ceremonisë së Screen Actors Guild (SAG), por për shkak të incidentit me fustanin e saj.
Duke marrë shkas nga skena e pak ditëve më parë Huffington Post ka mbledhur disa nga fotot me pikante të yjeve të ekranit dhe muzikës, të cilët janë tradhëtuar nga veshja që kanë zgjedhur për ceremoni të ndryshme apo në jetën e përditshme.
Mes tyre nuk mundon edhe fotoja e aktores kosovare Arta Dobroshi, të cilës era i ngriti fustanin gjatë festivalit të Kanës. Jennifer Lopez, Emma Watson, Courtney Cox, Courtney Love, Justin Bieber apo Lady Gaga janë disa nga yjet fotot e të cilëve kanë bërë xhiron e botës.