Gjithnjë e më shumë po i kushtohet rëndësi pamjes së jashtme dhe arritjes së perfeksionit. Ka shumë artiste shqiptare edhe pse mbi të 40-at arrijnë të mahnisin me pamjen e tyre.
Valbona Selimllari
E lindur në vitin 1973, Valbona ende konsiderohet si një nga femrat më të bukura të Shqipërisë, duke e përfaqësuar shumë denjësisht emërtimin Miss Albania. Vazhdon ta ruajë pozicionin si ikonë e bukurisë.
Eranda Libohova
Këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, me një stil të veçantë në paraqitjeje. Pasi ka braktisur silhuetën “skinny”, është edhe më joshëse me linjat e reja.
Ema Andrea
Artistja duket se, së jashtmi të paktën, nuk ka ndonjë marrëdhënie me moshën. E bekuar me një fizik mahnitës, me një moskokëçarje që e karakterizon dhe me shumë stil, Ema mbetet një nga figurat më origjinale të artit shqiptar.
Manjola Nallbani
Edhe pse 46 vjeçe, ka lindur në të njëjtin vit si Jennifer Lopez, këngëtarja shqiptare tregon që edhe për të koha nuk kalon duke ruajtur forma perfekte trupore. Pedagoge në Akademinë e Arteve dhe nënë e dy vajzave, Manjola përsëri di të ruajë hijeshinë dhe tiparet e saj duke qenë model i shumë femrave.
Monika Lubonja
Aktorja dhe drejtoresha e Teatrit të Kukullave dallon për pamjen e kuruar dhe tiparet mahnitëse të cilat e kthejnë moshën në një iluzion.