2 dhjetor 2014 – Ka shumë personazhe të famshme që jetojnë në luks, ku disa nuk e tregojnë, ndërsa disa të tjerë e zbulojnë vetëm nëpërmjet një fotoje. Ka disa prej tyre që një makinë që vlen 100.000 dollarë e barazojnë me një biçikletë, shampanjën e barazojnë me qumështin, apo avionin privat me një taksi. Ja vipat që nuk e fshehin se jetojnë në luks:
Vendin e parë e zë ylli amerikan Kim Kardashian, e cila poston foto nga helikopteri personal, duke treguar edhe unazën e martesës që kap vlerën e 3 milionë dollarëve.
Por nuk mbaron me kaq, pasi Kimi udhëton në Dubai me një Rolls Royce.
Një ndër ata që tregon pasurinë është edhe këngëtari Justin Bieber, i cili poston foto teksa zbret nga avioni privat.
E famshmja Maria Carey ka “parajsën” në tarracën e shtëpisë.
Ndërsa trashëgimtarja Paris Hilton nuk merr taksi si njerëzit normalë, por helikopterin.





