Në shumë rast ndarjet janë të dhimbshme, por disa çifte na kanë treguar se mund të jesh miq, edhe pas divorcit.

Pavarësisht nëse kanë fëmijë dhe duhet të bashkë-prindërojnë ose thjesht kanë vendosur të kenë një ndarje miqësore, çiftet e mëposhtëm shqiptarë ose të huaj kanë vendosur t’i flasin dhe të mos jenë armiq me njëri-tjetrin.

1.Bora Zemani dhe Vin Veli. Edhe pse u ndanë disa vite më parë, ata janë bashkë në çdo ditëlindje të djalit të tyre dhe së fundmi Vini ishte edhe në ditëlindjen e saj.

2.Nora dhe Roberti. Të dy e kanë thënë shpesh se nuk janë armiq dhe se do të kenë gjithmonë respekt për njëri-tjetrin.

3.Silva Baltadori. Sipërmarrësja e njohur i habiti të gjithë një vit më parë kur në festën e ditëlindjes së saj kishte të ulur në të njëjtën tavolinë bashkëshortin aktual dhe ish-bashkëshortin.

4.Demi Moore and Bruce Willis. Edhe pse Demi Moore dhe Bruce Willis kanë qenë të martuar për një dekadë dhe u divorcuan në vitin 2000, janë ende miq të mirë. Demi madje ka qenë në ceremoninë e ribetimeve të Bruce dhe gruas së tij të dytë në 2009-ën.

5.Orlando Bloom dhe Miranda Kerr. Edhe këta kanë një marrëdhënie të shëndetshme pas ndarjes. Orlando ka dalë shpesh me Miranda-n dhe partnerin e saj të ri.

6.Jennifer Lopez dhe Marc Anthony. Jenny ka treguar se nuk ndihej mirë gjatë martesës me Marc Anthony, por pas ndarjes, të dy u bënë prindër më të mirë për fëmijët e tyre dhe ndiheshin më mirë me veten.

7.Gwyneth Paltroë dhe Chris Martin. Divorci ishte i vështirë, por tani janë miq, sepse ndajnë bashkë kohën me fëmijët e tyre.

8.Maddona dhe Sean Penn. Madonna dhe Sean Penn janë ende në marrëdhënie të mira, duke folur mirë për njëri-tjetrin gjatë intervistave dhe duke qenë të lumtur për arritjet e tjetrit në karrierë.

9.Mariah Carey dhe Nick Cannon. Gjithmonë, edhe gjatë divorcit, interesin e fëmijëve e kanë vënë të parin. Ndaj ndoshta ende sot ruajnë një marrëdhënie miqësore.