Dihet që personat VIP i kushtojnë më tepër rëndësi pamjes së tyre të jashtme dhe kileve të tepërta sesa njerëzit e zakonshëm. Por ka dhe nga ata që nuk ua “ndjen” shumë në këtë drejtim dhe shfaqin plot krenari barkun e tyre. Revista gjermane Bild propozon fotot e disa VIP-ve që pavarësisht se mbipeshë mund të konsiderohen si “latin lover”.
Një prej tyre është Flavio Briatore, i martuar në vitin 2008 me Elisabetta Gregoraci, 30 vjeç më e vogël se ajo. Megjithëse asnjëherë nuk është shquar për linja të dobëta, Briatore ka qenë gjithnjë i suksesshëm me femrat VIP. Kujtojmë këtu se ai ka një vajzë me modelen e njohur Heidi Klum, ndërkohë që një nga të dashurat e tij ka qenë dhe Naomi Campbell.
Në galerinë e fotove të mëposhtme nuk mungojnë disa prej yjeve të famshëm të kinemasë apo sportit si Leonardo di Caprio apo Ronaldo.