Transformime në pamje për shkak të rënies në peshë mund të ndodhin çdo ditë, por personazhet publike për fat të mirë ose jo, kanë luksin të ‘monitorohen’ nga publiku në të gjitha fazat e ndryshimit. Disa me shumë aktivitet fizik, të tjerë me dieta drastike dhe dikush tjetër me ndërhyrje kirugjikale, VIP-at shqiptarë kanë ndryshuar përpara syve tanë, duke motivuar dhe shumë të tjerë se janë ata që mbajnë peshën nën kontroll dhe jo e anasjellta.

Big Mama

Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për ndryshimin drastik në peshë. Ajo ka rrëzuar plot 18 kg nëpërmjet ngushtimit të stomakut, liposkulpturës dhe zvogëlimit të gjoksit. Big Mama ka tentuar edhe më parë të dobësohet, por iu kthye sërish peshës fillestare. Këtë herë ishte gjendja kritike shëndetësore për shkak të mbipeshës ajo që e detyroi të merrte këtë vendim.

Sara Hoxha

Sarën e njohëm të gjithë si motrën e mbushur të Lorit. Aksionerja e Top Medias shfaqej shpesh në profilin e së motrës me komente argëtuese dhe hyri shpejt në zemrën e ndjekësve të saj, prandaj dhe transformimi i saj u prit me shumë pozitivitet dhe dashamirësi. E pyetur nga dhjetra vajza dhe djem që kishin problem me mbipeshën rreth mënyrës si ia doli, Sara tha se kishte realizuar ndërhyrje për ngushtim stomaku, megjithëse nuk e këshillonte si zgjidhjen më të mirë, por në rastin e saj, rezultoi vërtet si e tillë. Prej 3 muajsh Sara është bërë nënë e një djali dhe gradualisht po i rikthehet formave të para shtatzënisë.

Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit ka rrëzuar rreth 30 kg vetëm duke mbajtur në mënyrë të rregullt dietën Dukan. Dieta franceze është me bazë proteinike dhe është momentalisht një nga dietat më të famshme në botë.

Linda Halimi

Valbona Mema

Këngëtarja e muzikës popullore është shfaqur këtë fundvit në ekran në formë fizike të shkëlqyer. Shumë elegante, Valbona Mema provoi se me vullnet dhe punë mund të ndryshosh gjithçka që nuk të pëlqen tek vetja. Siç ka pranuar vetë, këngëtarja ia doli të rrëzojë kilet e tepërta duke frekuentuar qendra dobësimi.

Këngëtarja kosovare u transformua totalisht pas fitores në “Top Fest 6”. Ajo ra 60 kg falë disa metodave dobësimi në qendra të posaçme. /Anabel.al/