Shpesh herë diskutohet në media për personazhet shqiptare dhe ngjashmëritë e tyre me vipat e Hollywood-it. Ja disa foto që tregojnë ngjashmërinë e tyre.
Adrola Dushi – Sophia Loren
Kur vjen puna tek bukuria e Adrola Dushit, të gjithë jeni në një mendje, ajo nuk ka të ngjashme siç nuk ka të ngjashme as ylli i kinematografisë botërore Sophia Loren.. Megjithatë në këto foto ka diçka që i bën bashkë tiparet unike të të dyjave.
Almeda Abazi – Kendall Jenner
Almeda Abazi, fituesja e kurorës së ‘’Miss Globe’’ e cila po zhvillon karrierën e saj shumë suksesshëm në Turqi ka një binjake në botën e të famshmëve, ajo është Kendall Jenner, motra e vogël e Kim Kardashian. Ngjashmëria e tyre në këtë foto thjesht ju lë pa mend!
Amina Shena – Marilyn Monroe
Editoriali i fundit i modeles Amina Shena për revistën ‘’Elegance’’ që erdhi si një nderim për ikonën Marilyn Monroe, ju lë të gjithëve gojëhapur. Fotografitë e Endrit Mërtirit sjellin më shumë se kurrë madje ndonjëherë edhe bukurinë e gjallë të biondes që bëri gjithë botën të dashurohej pas saj.
Anxhelina Hadërgjonaj – Jennifer Lopez
Kur u prezantua për herë të parë në një video në Shqipëri, Anxhelina u krahasua me Shakirën megjithatë sot kur tashmë kanë kaluar disa vite nga ajo kohë, shumë nga komentuesit në ueb, e krahasojnë vajzën e këngëtares Albërie Hadergjonaj me Jennifer Lopez.
Aurela Gaçe – Pink
Këto të dyja përveçse të ngjashme në energji dhe në potencë vokale Pink dhe Aurela, ngjajnë edhe në imazh. Vetë kjo e fundit ka rrëfyer se kur e bija, Grace ka parë Pink në TV është kthyer nga Aurela duke thënë ‘’Mama’’
Bleona Qereti – Monica Belluçi
Kjo nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë krahasim sepse Bleona Qereti ka vërtetë ngjashmëri me të bukurën e kinemasë botërore, Monica Belluçi. Kjo përputhje e tipareve mes sensacionit shqiptar dhe italianes bombastike bëhet edhe më e dukshme në këto dy fotografi të realizuara nga Vincent Peters.
Dorina Gegiçi- Sasha Luss
Janë të dyja modele, por përveç pasionit për modën i bashkon edhe ngjashmëria në tipare.Modelja shqiptare Dorina Gagiçi, sozinë e saj e ka nga Moska. Bëhet fjalë për të famshmen Sasha Luss, e cila ka realizuar fushata për kompanitë më të rëndësishme të modës.
Elvana Gjata – Kim Kardashian
Ylli i popit shqiptar, Elvana Gjata ka pasur shumë here krahasime. Në fillimet e karrierës së saj shumë e krahasuan me Jennifer Lopez edhe për faktin se asokohe JLo frymëzonte trendet e të gjithë botës. Ndërkohë së fundmi me ndryshimin e ngjyrës së flokëve, Elvana ka filluar të ngjajë më shumë me yllin e showbiz-it Kim Kardashian.
Holta Dulaku- Eva Longoria
Holta Dulaku, producentja e disa prej programeve hit në Shqipëri ka për binjake një tjetër producente dhe aktore të njohur ndërkombëtarisht, siç është Eva Longoria. Ylli i serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara” ka një ngjashmëri ‘të frikshme’ në tipare me anëtaren më simpatike në jurinë e talent show-t ‘Tu si Que Vales’.
Krista Merkoçi- Selena Gomez
Kur e takon nga afër Kristën menjëherë të shkon mendja te këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez. Por edhe ata që nuk kanë pasur fatin ta takojnë nga afër, mjafton të shohin këtë foto për të kuptuar se sa shumë ngjajnë blogger-ja shqiptare me showgirlin.
Megi Luka – Irina Shayk
"Miss Universe Albania 2015", Megi Luka shkrihet e tëra kur e krahasojnë me supermodelen Irina Shayk. E në fakt ka të drejtë sepse t’i ngjasosh një imazhi si ajo do të thotë shumë. Megi e ka fat siç duket këtë, ngase siç shihet në fotografi aty gjenden tipare shumë të ngjashme në mes të të dyjave.
Soni Malaj- Nicole Scherzinger
Vetë Soni Malaj ka rrëfyer disa vite më parë se në një vizitë të sajën në Paris, disa njerëz në rrugë e kishin ngatërruar me kolegen e saj amerikane Nicole Scherzinger.
Valbona Çoba- Charlize Theron
Megjithëse njëra është shqiptare dhe tjetra amerikane, të dyja mund të klasifikohen si bukuri Hollywood-i. Valbona Çoba dhe Charlize Theron kanë kaq shumë tipare të përbashkëta me njëra-tjetrën sa nëse Valbona do të ishte bionde, me siguri do të dublonte ndonjë film në vend të Charlize.
Zana Krasniqi – Angelina Jolie
Fjala e parë që të gjithë thanë kur e panë në pasarelë Zanën, ishte ‘’wow, kjo është kopja e Angelina Jolie’’. Dhe kjo ngjashmëri me aktoren e famshme e ndihmoi jo pak bukuroshen Krasniqi në karrierën e saj si modele në SHBA.
Xhesika Berberi- Gigi Hadid
Të dyja modele, të dyja me tipare të theksuara. Sy të qelqtë, buzë të plota, hundë të vogël, mollëza të bukura. Këto janë tiparet që i bashkojnë bukuroshen shqiptare Xhesika Berberi me yllin e kopertinave të Vogue, Gigi Hadit.
RevistaWho.com