Catarina Migliorini është vajza braziliane, e cila u bë e njohur pak kohë më parë se nxori në ankand virgjërinë e saj për 780 mijë dollarë.

Tani 21-vjeçarja thotë se gjithçka ka qenë një mashtrim dhe se ajo është ende e virgjër.

Në muajin tetor lajmi bëri tepër bujë, ku nxjerrja e virgjërisë së vajzës ishte organizuar nga regjisori i saj, Justin Sisely.

Por pas kaq muaj Catarina ka mohuar gjithça. “Unë jam vetëm një viktimë, jam mashtruar nga Sisely-iy.

Sisely në atë periudhë ishte duke organizuar një dokumentar me titull “Vergini cercansi” dokumentar mbi jetën e Catarina Migliorini dhe Alex Stepanov.

Ai që “bleu” virgjërinë e 21-vjecares ishte një milioner japonez, i cili ishte prezantuar me emrin “Natsu”.

Kur vajza e takoi atë në Australi ai nuk korrespondonte me përshkrimin që i kishte bërë Sisley.

Ajo tregoi se nuk pati marrëdhënie me të dhe më vonë prishi dhe kontratën me regjisorin.

Por vetë Sisley thotë të kundërtën, duke deklaruar, se ka edhe videon e të dyve. 21-vjeçarja ka pozuar edhe për revistën e famshme për meshkuj Playpoy.