• Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VIROI"
  • Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa
  • Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në rrugën nacionale Tepelenë – Gjirokastër po lëvizte një automjet në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, menjëherë u organizua dhe  u zhvillua operacioni i koduar "VIROI".

Si rezultat i operacionit,  në vendin e quajtur "Ura e Viroit", në hyrje të qytetit Gjirokastër,  nga kontrolli që u krye në automjetin "BMV", me targa A23 E 505, me drejtues shtetasin Petro  Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Petro Ngucaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër
  • Çelo Çelo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.