Virozat e stinës kanë shkaktuar një dyndje të madhe në urgjencën e pediatrisë në spitalin e Durrësit. Çdo ditë në këtë repart paraqiten 120 deri 140 fëmijë me probleme të gripit stinor duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Në lidhje me virusin e fruthit, mjekja infeksioniste Xhevi Shkreli shprehet se deri tani nuk kemi pasur shfaqje të rasteve në Durrës, ndonëse vitin e kaluar janë trajtuar shumë raste të tilla.

Në lidhje me virozat e stinës, mjekja Shkreli iu bën thirrje prindërve që fillimisht të drejtohen tek qendrat shëndetësore të lagjeve dhe më pas, nëse është e nevojëshme të vijnë tek urgjenca e pediatrisë.

K.H.