E mbetur e papunë e në vështirësi të madhe ekonomike, një qytetare në Durrëd shprehet e revoltuar në lidhje me masat e marra nga qeveria për shtresën e mbetur të papunë e në pamundësi edhe për t’u ushqyer.
Një grua e cila deri dy vjet më parë ka qënë e punësuar si sanitare në një firmë private, ka mbetur e papunë dhe nuk ka gjetur punë as në zyrën Rajonale të Punësimit, ndërsa shprehet se edhe bashkëshorti i saj është i sëmurë.
“Kemi mbetur pa bukë, nuk më hyjnë në punë nëse hapen apo jo dyqanet. Unë nuk kam me çfarë të blej, se nuk kemi lekë! Ta marrë vesh qeveria, kryeministri, ta marrë vesh se askush nuk na pret as në zyrën e punës”, thotë e revoltuar qytetarja.
Ndjekim reagimin e saj:
K.H.





