20 persona po humbasin jetën çdo ditë nga virusi i Dengës në Bangladesh. Zyrtarët ngrenë alarmin për përhapjen më të madhe të tij dhe vdekshmërinë më të lartë që nga viti 2000 kur u zbulua.

Ndryshimet klimaterike thuhet se janë shkaku kryesor i shtimit të rasteve, pasi lagështia në zonë e ka bërë më të lehtë për mushkonjat që bartin virusin të shumohen në ujë.

Vala aktuale e infeksioneve e kapi vendin në befasi, pasi virusi është forcuar.

Mjekët kanë vërejtur se gjendja e pacientëve aktualë përkeqësohet shumë më shpejt në krahasim me vitet e fundit.

Infeksionet e Dengës janë raportuar në të 64 rrethet e Bangladeshit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bangladeshi ka nisur fushatat ndërgjegjësuese për publikun për të parandaluar formimin e terreneve të shumimit të mushkonjave.

Por duhet bërë më shumë, sipas ekspertëve të shëndetit publik pasi qytetarët e vlerësojnë si një sëmundje të rrezikshme.