Mjekët po u bëjnë thirrje njerëzve në Australi të vaksinohen kundër gripit në mënyrë që të shmangin një virus vdekjeprurës në një kohë që furnizimet me vaksina po mbarojnë pasi është kulmi i sezonit.

Autoritetet e Shëndetësisë po i paralajmërojnë njerëzit për efektet e mundshme të gripit dhe u kërkon atyre që të fitojnë imunitet. Për ata që preken nga gripi dhe zhvillojnë një gjendje seeptike, pasojat mund të jenë vdekjeprurëse.

Një djalë 13-vjeçar, i cili ishte i shëndetshëm dhe aktiv, vdiq pasi u sëmur nga gripi. Rreth 18,000 njerëz në Australi diagnostikohen me sepje çdo vit dhe 5000 prej tyre humbasin, shifër kjo më e madhe se ajo e viktimave të shkaktuara nga kanceri në gji dhe i prostatës të kombinuara së bashku.