Shtetet e Bashkuara akuzojnë Korenë e Veriut si përgjegjëse direkte për virusin “WannaCry”, që në muajin maj infektoi kompjuterat dhe sistemet e spitaleve, bizneseve dhe bankave në mbarë botën.
Besohet se nga ky virus u infektuan mbi 300 mijë kompjutera në 150 vende të ndryshme të botës, duke shkaktuar një dëm prej miliarda dollarësh. Vendi më i goditur ishte Rusia, ku infektimi çoroditi sistemin postar.
Këshilltari i Donald Trump, Thomas Bossert adresoi gishtin nga Koreja e Veriut gjatë një interviste dhënë për “Wall Street Journal”.
“Akuzat janë të bazuara mbi provat që kemi grumbulluar edhe nga qeveritë dhe partnerët tanë anembanë botës”, tha Bossert.
Kjo është hera e parë që Peniani akuzohet direkt nga Shtetet e Bashkuara si autor i virusit. Shënjestër e virusit ishin kompjuterat me sistemin Windows.