30gusht 2015 – Sot, Atjoni do të ishte 20 vjeç. Në këtë përvjetor të tij, familjarët vuajnë faktin që nuk e kanë pranë. Dhurata e atyre që e duan Atjonin, familjarëve dhe miqve, të cilët janë të pafund,t është libri “Për atë që dua(m)”.

Një libër vërtet i bukur, me shije dhe shpirt, ashtu siç ishte vetë Atjoni, i cili përmbledh ese, statuse në Facebook, recensa, poezi e përkthime të një 19-vjeçari të përhershëm. I ati, Visari, rrëfen: “Gjetëm disa recensione librash, që Atjoni kishte bërë gjatë kohës që ishte në lice, në Itali dhe ato u përkthyen nga italishtja dhe anglishtja, siç ai vetë ikishte shkruar.

Me këtë rast u vunë edhe disa si urime, ngazëllime fëminore etj. të cilat ngjajnë si poezi që I ka bërë në moshë shumë të vogël, i rrëfente dhe ja shkruanin të tjerët, herë gjyshi dhe e ëma dhe hënë unë.”

Në librin e tij, që promovohet sot, pikërisht në 20-vjetorin e lindjes, Atjoniu iu drejtohet të rinjve, raporton “Shekulli”. Për të vërtetën ka nevojë çdo gjë, aq më tepër një tragjedi Kur Visarin e pyet për djalin tjetër, me të cilin Atjoni udhëtonte për të parë agimin e 20 dhjetorit të vitit që lamë pas, siç dëshmojnë shokët dhe shoqet e tij, ai ngre supet pa ditur ç’të thotë: Nuk e di sa shok e kishte Atjoni, djalin, që ngiste motorin.

Mbase njiheshin, ishin moshatarë. E pamë në spital dhe kaq. Kur ai u normalizua, s’ka kërkuar të më takojë, megjithëse e ka detyrim të rrëfejë të vërtetën, duhet të vijë e të ma thotë atë që di e aq apo atë që s’di…Për të vërtetën ka nevojë çdo gjë, aq më tepër një tragjedi. Duhet ditur pse ndodhi, si, për çfarë? Gjithçka është peng tani!…

Unë duhet ta kisha ruajtur nga ai rezlitet vrastar, nuk duhet të besonte dhe aq tek tjetri, aq të ishte aq i dashur…Shkoi në një festë dhe s’u kthye dot më. Rruga dhe njerëzit e rrugës e hëngrën…” rrëfen i ati i pashpresë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/