WASHINGTON D.C, 24 shkurt 2013– Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, një nga të paktët që doli gjallë nga ferri komunist, mbasi shumë nuk mundën të mbijetonin për të treguar mbi burgjet e tmerrshme të diktaurës enveriane, me ftesë të organizatës "Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerkiane" me qendër në Uashington dhe të vatranit të hershëm Zef Balaj, po zhvillon një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Axhenda e vizitës së poetit të madh shqiptar Visar Zhiti nisi me qytetin e Nju Jorkut, shtëpia e shoqatës famëmadhe Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA dhe qendra më e rëndësishme turistike e botës.
Axhenda i vizitës së poetit të madh shqiptarë Visar Zhiti, nisi me New Yorkun, shtëpinë e shoqatës famëmadhe Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA, dhe takimet me ish të burgosurit politik dhe anëtarët e familjeve të tyre.
I shoqëruar nga ish të burgosurit politik, Esat Çoku e Dine Dinia, si dhe editori i Diellit Dalip Greca, veprimtari i dalluar Zef Balaj ai vizitoi shtëpinë muze të poetit Uallt Uitman në Kamden, Nju Xhersi. Idhulli dhe poeti që e mbajti me shpresë gjatë të gjithë jetës dhe e frymëzoi poetin tonë të madh Visar Zhiti, Uallt Uitman, një ndër poetët më të njohur amerikanë, eseist, gazetar e humanist, i cili ishte pjesë e tranzicionit në mes transcendentalizmit dhe realizmit, kishte mbetur ende i gjallë në kujtimet e Zhitit, nëpërmjet librit "Fije Bari – Leaves of Grass".
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pari dhe i vetmi lob shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Presidenti Jozef J. DioGuardi, një ish kongresmen republikan i Nju Jorkut, sëbashku me grupin e të rinjve, aktivistët e organizatës patriotike Rrënjët Shqiptare zhvilloi një takim në Bronks, Nju Jork me poetin dhe shkrimtarin e shquar Visar Zhiti. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e bordit të LQSHA-së, zoti Agim Aliçka, Luan Bukolla, Hafiz Shala, Asllan Çekiç ,Zef Bala si dhe liderit e grupit rinorë patriotik të organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi dhe Dorian Nasto dhe Ervin Toro.
Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Bujanovci, i cili nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, në darkën e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i uroi përzemërsisht në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mirëseardhjen në SHBA shkrimtarit Visar Zhiti si dhe i dhuroi në shenjë respekti dy librat e tij.
Më 18 shkurt, në hotelin Rojëll Rixhënsi, Jonkers Nju Jork, në mesin e një grupi ish shokësh të birucave të burgjeve të tmerrshme politike Spaç dhe Qafë-Bari dhe anëtarëve të familjeve të tyre, shkrimtarëve dhe poetëve shqiptaro-amerikan, dashamirësve të librit, studentëve që mësojnë në universitet amerikane, gazetarëve dhe veprimtarëve të komunitetit, organizata "Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane" zhvilloi atë që ajo e quajti "Gjyqi i Nju Jorkut – Dëshmi për Holokaustin e Kuq". Në këtë gjyq simbolik, por me rëndësi të madhe morale e historike folën zotërinjtë Zef Balaj, Mërgim Korça, Mustafa Xhepa, Muhamet Omari si dhe reciotoi një poezi të shkruar për poetin Visar Zhiti shoku i tij i shkollës … Në fund të takimit fjalën e mori shkrimtari Visar Zhiti, i cili i bëri nje analizë të thellë sistemit diktatorial komunist dhe pasojave që la pas në shoqërinë shqiptare. Fjala e tij u ndërpre disa hërë nga duartrokitjet.
Ish i burgosuri politik Visar Zhiti, poet e shkrimtar i njohur shqiptar, i shoqëruar nga zoti Mustafa Xhepa, Jadigjar Luzaj dhe Engjëllushe Luzaj, vazhdoi axhendën e takimeve të tij në kryeqytetin e SHBA-ve Uashington, DC.
Në departamentin e shtetit ai u takua me zotin Christopher R. Carver, diplomat që mbulon Shqipërinë në departament. Në Bibliotekën e Kongresit u takua me zotin Grant G. Harris, drejtorin e Evropës. Ndërsa në muzeun Laogai, ku dokumentohen krimet e regjimit komunist në Kinë, ai takoi me drejtorin ekzekutiv të tij, zotin Harry Wu, ish i burgosur politik.