04 Janar 2015 –  Vit i ri, shtëpi e re! Nuk po flasim për ndërrimin e adresës se shtëpisë por për modifikime te vogla arredimi apo dizajni ne shtëpi qe përshtaten sipas shenjës tuaj te horoskopit.

Çdo vit horoskopi tregon për jetët tona duke propozuar parashikime te reja qe do te na shoqërojnë për te gjithë muajt e vitit, këtë vit po ju propozojmë diçka te re "horoskopin e shtëpisë" qe do t’u lejoje ta bëni apartamentin tuaj me te bukur duke ndjekur ngjyrat dhe stilin shenje për shenje. Jeni kuriozë? Atëherë lexoni ne vijim!

Dashi

2015-ta për dashin do te jete një vit me shume fat, ndryshime profesionale dhe personale parashikohen për ju kështu qe ka ardhur momenti te modifikoni shtëpinë për te pritur miqtë dhe koleget.

Ngjyra e 2015- Ngjyra portokalli do t'u falë mureve tuaja te shtëpisë me shume energji këtë gjë do ta ndjeni dhe  ju.

Stili i 2015: Stili i këshilluar është ai etnik, i ngrohtë dhe rrëzëllitës.

Demi

Pas dy vitesh të rënduara, demet me ne fund do te relaksohen, transformime dhe modifikime parashikohen për ju ne shtëpi. Mbaroni detajet e lëna përgjysmë.

Ngjyra e 2015- Zgjidhni një te verdhe limoni për ti dhënë jete hapësirës tuaj ne shtëpi.

Stili i 2015- Stili rustik është ai qe bën për ju do t’u beje te ndiheni mire, te dashur dhe te përkëdhelur.

Binjakët

Për binjakët është viti i stilit, i tendencës dhe elegancës. Ka ardhur momenti te ndryshoni.

Ngjyra e 2015- Pa dyshim Pantone ka zgjedhur si ngjyrën e vitit Marsala. Perfekte për çdo hapësirë ne shtëpi kjo ngjyre do t’u transmetoje energji dhe te gjithë klasin qe keni nevoje.

Stili i 2015- Preferoni thjeshtësinë dhe kujdesin ndaj detajeve cilido qoftë stili juaj.

Gaforrja

Një vit me sakrifica për gaforret por qe do te shihni rezultate te mira. Relaksohuni ne shtëpi.

Ngjyra e 2015- Ngjyra juaj është jeshilja, me inserte te arta për një pamje elegante dhe me karakter. Përdorni ngjyra te ngrohta te cilat do t’u ndihmojnë për t’u dhënë energji ambientit dhe vet juve.

Stili i 2015- Stili juaj është ai modern.

Luani

Për te gjithë ata qe kane lindur nen shenjen e luanit, qëndroni te qete! 2015-ta do te jete një vit me projekte te reja dhe investime frytdhënëse.

Ngjyra e 2015- Ngjyra ideale për ju do te jete vjollca, e fuqishme, plote energji e forte dhe pasionale perfekte për muet e sallonit.

Stili i 2015- Ka ardhur momenti te kërkoni shtëpi dhe ta kompletoni me stilin qe ju përshtatet me shume, atë minimal, gjithashtu duke luajtur me sfumaturat e vjollcës.

Virgjëresha

Virgjëreshat preferojnë ngjyrat neutro te cilat duhet absolutisht te dominojnë shtëpinë tuaj.

Ngjyra e 2015- Një ngjyre pana, bezhe dhe te gjitha tonet e grise se ngrohte.

Stili i 2015- Stili për shtëpinë e kësaj shenje është ai shabby chic elegant dhe me klasë, pëlhura dhe mobilie natyrale ne ngjyra te çelura, neutro dhe pastel do te mbretërojnë ne ambientet e shtëpisë tuaj.

Peshorja

Një vit stimulues për peshortn që kane nevoje për ambiente te ndricueshme dhe te ekuilibruara në të cilën të jetojnë mirë.

Ngjyra e 2015- Ngjyrat qe transmetojnë energji si portokallia, e kuqja, e verdha për te gjithë shtëpinë do të jenë të pranishme në ambientin e juaj familjar.

Stili i 2015- Një këshillë? Jepini një pamje pozitive shtëpisë nga marsi deri ne qershor duke modifikuar me gjëra etnike dhe duke i ndryshuar ngjyrat mureve.

Akrepi

Vit i qetë dhe relaksues për të gjithë akrepat, keni nevoje për ambiente qe dinë t’u stimulojnë dhe çlodhin. Përse te mos guxoni me dy ngjyra?

Ngjyra e 2015- Provoni me kontrastet e ngjyrave, një mur me shirita vertikale te verdha dhe vjollce do te jete perfekte, sekreti do te jete nëse shtoni diçka te zeze.

Stili i 2015- Stili perfekt për te plotësuar këtë hapësirë është klasike, karakterizuar nga mobilie te bardha me llak dhe te dekoruar me lule te lehta ngjyre pas ngjyre.

Shigjetari

Shtëpia juaj, miq të shigjetarit duhet të shkëlqejë nga eleganca, klasi dhe tendenca, por vetëm nëse do të bëni zgjedhjet e duhura.

Ngjyra e 2015- Ngjyra e artë do te jete shume glamour.

Stili për 2015 – Zgjidhni aksesor dhe objekte të arta për të kompletuar me një stil minimal ne total white.

Bricjapi

Për bricjapin, zgjedhjet drastike dhe definitive karakterizojnë 2015.

Ngjyra e 2015- Një ngjyre e kuqe nuk do t’u prishe pune.

Stili i 2015- Provoni stilin e viteve '70 për një tendencë pa fund.

Ujori

Do të kini dëshirë te jetoni shtëpinë ne mënyrë ndryshe, duke mbyllur jashtë dere momente stresi dhe tensioni për te shijuar paqen dhe relaksin e ambientit shtëpiak.

Ngjyra e 2015- Ngjyrat pastel dhe ato te lehta do t’u ndihmojnë te gjeni relaksin qe kërkoni.

Stili i 2015- Ka ardhur momenti për te ndryshuar arredimin, synoni për komoditet por pa lënë pas dore dhe stilin.

Peshqit

Për peshqit parashikohet një vit i mbushur me objektiva te rëndësishme për të arritur.

Ngjyra e 2015- Ngjyrat qe do t’u shërbejnë ne shtëpi duhet te jene te forta me energji dhe elegante. Marsala, e purpurt dhe e kuqja do te jene ngjyrat te cilat duhet ti merrni ne konsiderate duke i kombinuar me bezhën dhe panen perfekte për sallonin dhe do ti bëjnë ambientet tuaja ideale.

Stili i 2015- Një këshillë? Eliminoni tapetet e vjetër që mbani ne shtëpi, propozime te reja ju presin.