Hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit kanë arritur në përfundimin se vitamina B luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit.

Ata morën në analizë 158 persona që vuanin nga sëmundja Alzheimer. Këta pacientë kishin nivel të lartë të homocIsteine, e cila çon në përkeqësim të aftësive të tyre njohëse.

Në këtë studim, grupi i parë mori një suplement me vitaminë B dhe grupi i dytë një qetësues të padëmshëm.

Këto teste treguan se grupi që mori vitaminë B kishte dy herë më pak gjasa për t’u prekur nga ulja e aftësisë njohëse.

Sipas këtij studimi, ata që kanë marrë 0.8 mg acid folik çdo ditë, 20 mg vitaminë B6 dhe 0.5 mg vitaminë B12 ngadalësojnë shenjat e rënies së aftësisë njohëse.