Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga këto faza të ndryshme të jetës.

Këto nevoja për vitamina dhe minerale fillojnë që në rini e gjatë gjithë jetës, pra para dhe pas menopauzës.

Acidi Folik

Acidi folik është thelbësor për shëndetin e një gruaje. Kjo vitaminë e kompleksit B ndihmon në formimin e qelizave të reja, gjë që kërkon një ritëm më të shpejtë gjatë shtatzanisë. Acidi folik shmang defektet e fetusit dhe është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij. Një grua ka nevojë për 400 mikrogramë acid folik në ditë. Gratë shtatzënë kanë nevojë për deri në 600 mikrogramë acid folik në ditë.

Vitamina D

Me kalimin e moshës, gruaja përballet me ndryshime hormonale, por edhe një shëndet më të dobët të kockave. Gratë janë më të rrezikuara nga osteoporoza dhe frakturat. Për pasojë ato kanë nevojë për vitaminë D e cila ndihmon në përthithjen e kalçiumit. Doza ditore e rekomanduar e vitaminës D është 600 njësi në ditë ose 15 mikrogramë. 

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në përthithjen e kolagjenit që e mban lëkurën të shëndetshme dhe elastike. Vitamina C lufton radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin e lëkurës dhe qelizate këqija në të gjithë trupin. Një grua ose një vajzë kanë nevojë për 75 miligramë vitaminë C në ditë.

Gjatë shtatzanisë, sasia e kësaj vitamine rritet në 85 miligramë ndërsa për nënat lehonë nevojiten deri në 120 miligramë në ditë. Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.

Vitamina B12

Kjo vitaminë duhet marrë çdo ditë. Ajo gjallëron metabolizmin, mbron qelizat e trurit, krijon hormone dhe rruaza të kuqe të gjakut.

Kjo vitaminë gjendet te burime shtazore. Një grua ka nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12 në ditë, ndërsa ajo shtatzënë ka nevojë për 2.6 mikrogramë vitaminë në ditë./AgroWeb.org