Vitaminat konsiderohen si mburoja më e mirë e syve, mungesa e tyre në organizëm shfaq probleme në shikim por jo vetëm. Problemet e syve mund të shfaqen dhe nga përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike por edhe nga mosha.
Katër janë vitaminat e nevojshme që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e syve:
Vitamina A
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sytë. Përmbajtja e kësaj vitamine në organizëm ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në errësirë ose në dritë të pakët. Mungesa e kësaj vitamine e dëmton ndjeshëm shikimin.
Vitamina C
Vitamina C është ndikon gjithashtu në përmirësimin e shikimit. Studiuesit thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33% rrezikun e problemeve në shikim.
Vitamina E
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organet e trupit. Radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit të cilat shkaktojnë mjegullim në shikim.
Ushqyes që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e syrit.
Zinku lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia tek retina e syrit ku edhe prodhon melaninën. Ky pigment mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë.
Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet yndyrore omega-3 të cilat shërbejnë si mburojë e retinës por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.