Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në shitje këtë fundjavë një prej koleksioneve më të rralla të fotografive të viteve të 40-60 të shekullit të kaluar.

Shtëpia e ankandit Guernsey në Nju Jork ka hapur një ankand dy ditor nga 06-07 prill për të shitur foto të cilat tregojnë historinë e filmave nëpërmjet tre milionë fotografive dhe negativëve në historinë e Tinseltown.

Fotot janë bërë nga fotografi Irving Klaw, një fotograf nga Manhattan, i cili ishte i pari që trokiti në kërkesën pangopur të publikut për fotot e filmave.

Z. Klaw, kishte një marrëveshje me Hollivudin për të kapur momentet pas kuintave gjatë xhirimit të filmit që në vitin 1939.

Ai ka fotografuar emrat më të njohur të Hollywoodit duke përfshirë Marilyn Monroe, Judy Garland, Elizabeth Taylor, Cary Grant, Audrey Hepburn dhe Paul Newman.

Mbledhja e fotove të Marilyn Monroe përfshin më shumë se 600 fotografi të sirenës së ekranit.