Me spektakël fishekzjarresh, Neo Zelandezët pritën vitin e ri 2013. Aukland ishte qyteti kryesor botëror ku kamerat botërore u përqendruan për të parë festimet për Vitin e Ri në Zelandën e Re. Banorët dhe vizitorët në ishujt Kiribati, në Samoa, në Paqësorin Jugor kanë qënë të parët të cilët kanë pritur vitin e Ri 2013.

Gjithashtu një spektakël madhështor me fishekzjarre ka pasur edhe në Aukland të Zelandës së Re, qytetin kryesor ku kamerat botërore u përqendruan për të parë festimet për Vitin e Ri.

Viti i Ri, australianët presin spektaklin e fishekzjarreve

Mijëra njerëz kanë zënë vend në gjirin e Sydney-t, në pika të favorshme për të pritur njërën nga shfaqjet më madhështore të fishekzjarrëve duke shënuar Vitin e Ri gjithandej nëpër botë. Shumë familjarë dhe  turistë kanë nisur të rehatohen duke shijuar edhe rrezet e diellit.

Deri në 7 ton fishekzjarre do të fillojë nga Ura e Portit dhe në shtatë ndërtesat më të mëdha të qytetit me një kosto prej 6.600.000 dollarë

Por çdo vit Sydney përballet me shumë konkurrentë të tjerë si, Pekini, ndërtesa Burj Khalifa në Dubai, ndërtesa në Sheshin e Kuq në Moskë, Rio de Janeiro dhe kryetarë të qyteteve të tjera të mëdha të cilët premtojnë se do të ofrojnë shfaqje të mrekullueshme piroteknike dhe koncerte të ndryshme.

Në Brazil, miliona turistë pushtuan plazhet e Rio de Zhaneiros. Janë vendosur katër skena përgjatë plazhit. Epiqendra e festimeve do të jetë plazhi Kopakabana. Spektakli i fishekzjarreve do të zgjasë 16 minuta. Zyrtarët parashikojnë që mbi 2 milionë njerëz do të mbërrijnë në Kopakabana për të festuar.

Në Lindjen e Mesme, ky vit i ri nuk është i qetë. Sirianët po vuajnë pasojat e një konflikti të përgjakshëm që zgjat prej 22 muajsh kundër regjimit të Bashar Al Asad.

Në Europë, Berlini, Londra, Parisi dhe Roma si dhe shumë kryeqytete të tjerë, po presin të kalojnë dallgët e krizës ekonomike me shpresën se ky vit do të japë më shumë zgjidhje. Autoritetet franceze ndaluan fishekzjarret përgjatë natës së ndërrimit të viteve. Kështu, mijëra njerëz që mblidhen përreth kullës Eifel dhe Champ Elize do të festojnë pa to.