Në urimin e saj për Vitin e Ri 2024, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako e vë theksin në sfidat e reja që e presin qytetin si një qytet turistik evropian.

“Të dashur qytetarë të Durrësit!

Në vitin që lamë pas, kemi punuar shumë e me përkushtim në shërbim të qytetarëve duke bërë më të mirën për Durrësin.

Shumë punë dhe investime kemi bërë dhe shumë të tjera do të bëjmë vitin e ardhshëm.

Tashmë një etapë e re ka nisur për qytetin tonë me projektet madhore infrastrukturore që do ta bëjnë Durrësin tonë një qytet më të mirë dhe me mundësi të reja zhvillimi.

Edhe në këtë vit të ri të tjera sfida na presin që të gjithë së bashku do ti përballojmë me sukses sepse kemi një vizion të qartë për Durrësin e së ardhmes, qytetin tonë turistik evropian me një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme.

Në këtë çast ndërrimi të viteve një urim të veçantë kam për të gjithë ata që nuk festojnë me familjet e tyre sepse janë në detyrë, në shërbim të njerëzve, si mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, zjarrfikësit dhe punonjësit e pastrimit.

Ju uroj përzemërisht Gëzuar Vitin e Ri 2024, sa më shumë shëndet e lumturi në çdo familje të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë.

Për Durrësin tonë. Gëzuar”,- shkruan Sako në rrjete sociale.