Këtë të hënë të 2 tetorit nis vit i ri akademik, ndërsa rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditore.
Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejt në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.
Por viti i ri akademik për studentët e Mjekësisë do të nisë me bojkot të procesit arsimor dhe me protesta, pasi ata kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.
“Sot në orën 12:00, Lëvizja Për Universitetin do të mbajë një komunikatë te Ministria e Arsimit.
Përveç se do të jemi te protesta e Mjekësisë që në mëngjes një grup nga ne, gjithashtu do të mbajmë edhe komunikatën me kërkesat dhe problematikat që e gjejnë studentët universitetin edhe këte vit të ri akademik”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Për Universitetin.