Në prag të nisjese së vitit të ri shkollor, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe drejtoresha e ZVAP Durrës, Jonida Matohiti kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e të gjitha shkollave 9-vjecare e të mesme të Durrësit.

Në këtë takim u diskutua lidhur me masat e marra deri tani që nga infrastruktura e deri në zbatimin me përpikmëri të protokollit anti COVID, nga Bashkia e Durrësit dhe ZVAP për një fillim sa më të mbarë të vitit te ri shkollor në Durrës.

Mësohet se në këtë takim merrnin pjesë edhe grupi i menaxhimit të situatës për mbarëvajtjen e masave për sezonin e ri shkollor.