Kontrollet e policisë Durrës, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, kanë evidentuar dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht shtetasit:
Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike;
Xh. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke shitur fishekzjarrë.
Policia u gjeti dhe u sekuestroi një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.





