Gjatë mbrëmjes së djeshme është djegur dekorata e festave të fundvitit e ngritur nga Komuna e Hanit të Elezit në Kosovë.

Policia raportoi praninë e fletushkave ku thuhej: “Viti i Ri nuk është i yni; mos i festoni festat jomuslimane”.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për djegien e dekorimit të festës dhe për shfaqjen e mesazheve që nxisin përçarje dhe intolerancë.