02 janar 2015 –  Si dhuratë për Vitin e Ri, shqiptarët kanë marrë edhe një president…pa mustaqe. Për herë të parë pas disa vitesh, Bujar Nishani është shfaqur me “look” të ri në urimin tradicional që i ka bërë popullit. Diçka kjo që ka befasuar të gjithë ata që e kanë parë e që madje për një moment nuk e kanë njohur nëse është vërtet Presidenti apo jo. Madje menduan se mos ishte ndonjë “marifet” teknologjik.

Nuk dihet nëse ky ndryshim ka ardhur thjesht për dëshirën e tij, apo është kërkesë e ndokujt të veçantë, qoftë edhe në familjen e tij. Gjithsesi, me siguri mund të thuhet se për këtë 2015, shqiptarët kanë edhe një President të… “ri”.