Ish-këshilltari bashkiak dhe urbanisti Ardian Muka, përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa i uron nxënësve të arsimit parauniversitar një vit të mbarë shkollor, denoncon atë që ai e quan “ç’organizim i bashkisë dhe indiferencë dhe korrupsion të qeverisë ndaj durrsakëve”.

“Nje vit pas termetit gjendja skandaloze e infrastruktures shkollore ne Durres ka bere qe sot dhe ne muajt ne vazhdim me mijera nxenes te mos studiojne ne shkollat e tyre , tashme te shembura jo nga forca e natyres por nga korrupsioni qeveritar, sepse nje grusht ndertuesish prane bashkise e qeverise duhej te fitonin tenderat e rindertimit te shkollave, me parate ndihme bujare te taksapaguesve europiane per godinat administrative te demtuara nga termeti , qe po mashtrohen nga bashkia e qeveria nepermjet nje procesi teresisht korruptiv dhe jo transparent per shkallen e demtimit te godinave.” –  shkruan Muka.

Ndërsa e konsideron amulli totale zhvendosjen e mijëra nxënësve në shkolla të tjera, për shkak se shumë godina arsimore u konsideruan nga Instituti i Ndërtimit të dëmtuara nga tërmeti, ish-këshilltari bashkiak Ardian Muka publikon njoftimin e një shkolle të mesme profesionale, nxënësve të së cilës do t’u duhet të sorrollaten në 3 godina të ndryshme për të zhvilluar mësimin.

Në fund të postimit të tiij, të cilin e shoqëron edhe me një lajm të DurrësLajm për grumbullimet masive para shkollave pavarësisht se jemi në periudhë pandemia, Muka shkruan se “ate çfare natyra jua kurseu durrsakeve, po perpiqen me te gjitha menyrat t’jua punojne kjo klase e korruptuar e hajdute si ne qeverisjen qendrore e ne ate vendore”.

Postimi i plotë:

Sot nisi viti i ri shkollor 2020-21 dhe ne qytetin tone te Durresit.

Duke ju uruar nje vit te mbare studimor te gjithe nxenesve dhe studenteve, me gjithe veshtiresite e medha infrastrukturore dhe per arsye te masave kunder virusit covid 19, e gjithe kjo armate u desh te perballej sot dhe me c’organizimin e bashkise dhe me indiferencen e korrupsionin e qeverise ndaj durrsakeve.

Nje vit pas termetit gjendja skandaloze e infrastruktures shkollore ne Durres ka bere qe sot dhe ne muajt ne vazhdim me mijera nxenes te mos studiojne ne shkollat e tyre , tashme te shembura jo nga forca e natyres por nga korrupsioni qeveritar, sepse nje grusht ndertuesish prane bashkise e qeverise duhej te fitonin tenderat e rindertimit te shkollave, me parate ndihme bujare te taksapaguesve europiane per godinat administrative te demtuara nga termeti , qe po mashtrohen nga bashkia e qeveria nepermjet nje procesi teresisht korruptiv dhe jo transparent per shkallen e demtimit te godinave.

Sot e ne vazhdim, ne Durres me mijera femije do zhvilllojne shkollen me turne deri ne oret e vona te nates ,te zhvendosur ku te munden dhe ne nje amulli totale ,ku dhe mesuesit e gjore nuk dine me cfare do te bejne kete vit shkollor , sepse disa ore mesimi duhet ti zhvillojne ne ambjentet e nje shkolle ,e pastaj vrap te kapin oren tjeter ne ambjentet e nje tjeter shkolle.

Shkolla “Bernardina Qeraxhia” eshte transferuar tek “Nene Tereza” ,shkolla “Naim Frasheri ” tek “Bajram Curri” , shkolla “Shaqe Mazreku ” dhe “Bedrie Bebeziqi” tek shkolla e muzikes”Jan Kukuzeli “,etj.

Ja cfare komunikon drejtoria e nje shkolle te mesme me stafin mesimedhenes:

Duke qene se shkolla jone eshte ne proces rikonstruksioni si pasoje e termetit te 26 nentorit ,eshte vendosur qe mesimi te zhvillohet ne menyre te alternuar online dhe ne ambjente te tjera ,respektivisht ne Qendren e Formimit Profesional dhe shkollen e mesme ” Dom Nikolle Kacorri”

-klasat e 10-ta, hoteleri dhe ekonomik do te paraqiten diten e hene ne oren 12 , ndersa klasat e 10-ta ushqimore ,konfeksione , dhe detari do te paraqiten ne oren 14 tek Qendra formimit Profesional

-klasat 12 -ta ,hoteleri dhe konfeksione do te paraqiten diten e hene ne oren 14 ,ndersa klasat 12-ta ushqimore,ekonomik dhe detari do te paraqiten ne oren 15,30 tek shkolla mesme “Dom Nikolle Kacorri”

-per klasat e 11-ta dhe 12 -ta,do te jete paraqitja ne oren 9 tek shkolla e mesme profesionale “Beqir Cela” per te marre direktivat se si do te procedojme me procesin mesimor…

Ate cfare natyra jua kurseu durrsakeve ,po perpiqen me te gjitha menyrat t’jua punojne kjo klase e korruptuar e hajdute si ne qeverisjen qendrore e ne ate vendore.

Uroj nga zemra qe dhe durrsaket tja kthejne kusurin me 25 prill ashtu sic ata dine!!!

Sot nisi viti i ri shkollor 2020-21 dhe ne qytetin tone te Durresit. Duke ju uruar nje vit te mbare studimor te gjithe…

Posted by Ardian Muka on Monday, September 14, 2020