2200 nxënës janë ulur këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës në Durrës, nga 1050 nxënës që u rregjistruan vitin e shkuar.

Ky numër nxënësish është rekord për qytetin e Durrësit i cili prej 10 vitesh shënonte ulje drastike të fëmijëve që regjistroheshin në klasë të parë. 295 vogëlushë të tjerë janë rregjistruar në shkollat private duke bërë që numri i fëmijëve të klasave të para të shkojë në 2495.

Shkollat publike këtë vit kanë numrin më të madh e të padiskutueshëm të nxënësve plot 22990 nxënës, nga 2460 që përfshin në total shkollat private.

Ceremonia tradicionale e nisjes së procesit mësimor u zhvillua në shkollën e mesme Leonik Tomeo në Durrës ku morën pjesë autoritet lokale, me mungesën e kryebashkiakut Vangjush Dako, me urimin e institucionit që përfaqëson për fëmijët e Durrësit. 

Muka ka evidentuar arritjet ne fushën e arsimit në Qarkun e Durrësit  si dhe rezultatet e kësaj shkollë që renditet ndër me të mirat me rezultatet e arritura deri më sot.

Në këtë ceremoni ka përshëndetur dhe drejtori i gjimnazit, Tomorr Agalliu i cili ka sjellë në vëmëndje edhe disa nga rezultatet me spikatëse të arritura vitin e kaluar, me synimin për ti ngritur më lart këto arritje këtë vit.

K.H.