Koordinatorja e Forumit të Gruas në PD Durrës Edlira Devolli, përmes një statusi në rrjete sociale, ngre shqetësimin për nisjen e vitit të ri shkollor dhe ngarkesën në punë të mësuesve në këto kohë pandemie.
Me profesion psikologe, Devolli ndalet tek problematikat që krijojnë për mësuesit masat e marra në kuadër të pandemisë, ngarkesa në punë, orët mbi normë dhe pamundësia për të pushuar apo konsumuar diçka për shkak të pushimit të munguar.
“A e dini çfare do t’i duhet te beje nje mesuesi?!
Pervec, te pakten 7 oreve mbi norme, kane edhe funksione te tjera.
Fillojne si roje tek porta, me pas duhet te masin temperaturen e nxenesve, mbi te gjitha futja ne klase me distance te paracaktuar.
Pa lene pas dore pergjegjesin e katit dhe dezhurnin.
Nuk do te kene pushime, mire nxenesit qe do largohen, po mesuesit?! Atyre do t’ju duhet te bejne edhe turnin tjeter, mos valle duhet te hane? Kur? Pasi ne intervalin kohor midis turneve duhet te nxjerrin nxenesit e nje turni dhe te fusin turnin tjeter, me po te njejten pergjegjesi, por te lodhur. Atyre nuk u lejohet as te hane e as te pushojne”,– shkruan Devolli.
Koordinatorja demokrate ndalet edhe tek rreziku që u kanoset mësuesve, pasi nxënësit mund të jenë mbartës të virusit, por pa simptoma.
Sipas saj, ajo që dhemb më shumë “është fakti se mësuesit nuk guxojnë të kundërshtojnë apo të sugjerojnë”.
Statusi i plotë:
Jemi ne prag te startimit te vitit te ri shkollor.
A e dini çfare do t’i duhet te beje nje mesuesi?!
Pervec, te pakten 7 oreve mbi norme, kane edhe funksione te tjera.
Fillojne si roje tek porta, me pas duhet te masin temperaturen e nxenesve, mbi te gjitha futja ne klase me distance te paracaktuar.
Pa lene pas dore pergjegjesin e katit dhe dezhurnin.
Nuk do te kene pushime, mire nxenesit qe do largohen, po mesuesit?! Atyre do t’ju duhet te bejne edhe turnin tjeter, mos valle duhet te hane? Kur? Pasi ne intervalin kohor midis turneve duhet te nxjerrin nxenesit e nje turni dhe te fusin turnin tjeter, me po te njejten pergjegjesi, por te lodhur. Atyre nuk u lejohet as te hane e as te pushojne.
“Ka akoma”
Duhet te merren pafundesisht me klasen kujdestari.
Nderkohe jane hequr dy oret qe duhet t’u paguheshin. Thone se do u rritet rroga.
A mos behet fjale per pagesen e oreve te punes qe eshte mbishtuar?!
Apo per zgjatjen e orarit te punes, pervec shtimit te oreve mesimore?!!!
Kur te kthehen ne shtepi duhet te pergatisin ditarin mesimor per te nesermen.
Te gjitha keto do te ndikojne ne cilesine e mesimdhenies. Pa harruar ketu friken qe mesuesit kane ndaj Covid 19.
Ne asnje moment nuk eshte marre parasysh se nxenesit mund te mos kene temperature por te jene mbartes pa simptoma dhe mund te infektojne mesuesit e tyre.
Per fat te keq ky vit shkollor duket i falimentuar qe ne javen e pare.
Dhe cfare dhemb me shume eshte fakti se mesuesit nuk guxojne te kundershtojne apo te sugjerojne.
Jemi ne prag te startimit te vitit te ri shkollor. A e dini çfare do t’i duhet te beje nje mesuesi?! Pervec, te pakten…
Posted by Edlira Devolli Leka on Wednesday, September 9, 2020





