Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana është takuar sot me drejtorët e shkollave të qytetit dhe zonave përreth, në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, që është në prag.
"Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën. Duke patur mësues të kualifikuar do të kemi një arsim më cilësor dhe t'i sigurojmë fëmijëve aftësitë për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të kontribuar në shoqëri." – shkruan Arbana në një postim në Facebook.
Njëkohësisht, Arbana thekson se "është bërë një punë intensive në lyerjen e shkollave, pastrimin e oborreve riparimin e defekteve në ambjentet e shkollave".
Postimi i plotë i Elton Arbanës:
Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën.
Sot pata kënaqësinë të isha në një takim me drejtorët e shkollave, të organizuar nga drejtoresha e Zyrës Arsimore Shijak, Blerina Keçi në kuadrin e masave për vitin e ri shkollor dhe problematikat që kanë mbetur pa u zgjidhur.
U diskutua gjithashtu për rëndësinë që ka portali Mësues për Shqipërinë në përzgjedhjen e mësuesve dhe drejtuesve.
Duke patur mësues të kualifikuar do të kemi një arsim më cilësor dhe t'i sigurojmë fëmijëve aftësitë për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të kontribuar në shoqëri.
Ekipi i mirëmbajtjes nga Bashkia e Shijakut ka bërë një punë intensive në lyerjen e shkollave, pastrimin e oborreve riparimin e defekteve në ambjentet e shkollës.
Çdo gjë gati për nisjen e vitit të ri shkollor!





