Tiranë, 14 shtator 2014 – Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla uron të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Në mesazhin e saj të urimit Nikolla thekson se viti shkollor 2014-2015 është një vit i veçantë pasi përkon me fillimin e një sërë reformash.
“Lejomëni të ndaj me ju emocionet e mia të një mësueseje dhe të një nëne. Viti shkollor 2014-2015 është një vit i veçantë pasi përkon me fillimin e një sërë reformash. Në emër të MAS dërgoj urimet më të ngrohta. Me emocion të veçantë ju drejtohem 32 mijë vogëlushëve. Mbështetje si ministre e Arsimit për 35 mijë mësues. Mësuesi është shkolla dhe shkolla ka në duar fëmijët”– shprehet ministrja Nikolla në mesazhin e urimit për vitin e ri shkollor.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





