Në shkollën e mesme Auguste Brizeux në Lorient në verilindje të Francës, nxënësit gjatë gjithë kohës lënë celularët e tyre në dollapë për t’u shkëputur nga rrjeti gjatë kohës së mësimit.
Këtë sezon mësimor që po nis, 180 shkolla në Francë po eksperimentojnë me “shkëputjen dixhitale” duke ndaluar krejtësisht celularët, para një zgjerimi të masës në janar 2025, shkruan rrjeti AFP.

“Sapo vijmë, ne fikim celularin dhe e vendosim në dollap, më pas shkojmë në klasë”, thotë Ilan, nxënës i klasës së 8 në shkollën Auguste Brizeux në Lorient.
Shkolla që gjendet pranë bregdetit, nisi zbatimin e “shkëputjes dixhitale” prej vitit 2022, kur ndërtoi një mur me dollapë të vegjël në hyrje të saj fillimisht për të vendosur librat e nxënësve, tashmë dhe për celularët e tyre.

“Ne kemi besim të fëmijët,” thotë drejtori Gregory Charbonnier, duke shtuar për rrjetin AFP se është më mirë sesa të kontrolojnë çantat për të parë nëse kanë zbatuar udhëzimin.
Ai shton se masa zbatohet për dy arsye kryesore; për mirëqenien e fëmijiës dhe luftën kundër bullizimit, i cili shpesh përshkallëzohet nga rrjetet sociale dhe celulari”.

“90% e fëmijëve tanë kanë një celular, dhe 55% e tyre shpenzojnë 20 orë në janë me aparatet,” shton drejtori.
“Është e rëndësishme vendosja e një distance fizike mes nxënësit dhe celularit të tij gjatë ditës, pasi ndryshe ata mund të mos e kuptojnë që diçka e tillë ekziston dhe nisin shenjat e varësisë.”
Ylan dhe shokët e tij të klasës shihet të buzëqeshur në korridore, duke konfirmuar se masa nuk konsiderohet si një dënim për ta.

“Kjo ndalon vetëm tundimin e shikimit të celularit, por kur jemi në klasë nuk kemi nevojë për të, ai na largon vëmendjen”.
“Kështu largohemi pak nga ekranet dhe rrjetet sociale, kjo na lejon të kalojmë kohë me shokët tanë”, konfirmon dhe shoqja e tij e klasës Inès. Ajo shton se tani edhe nëse nuk do t’i kërkonin ta linte, do ta mbyllte vetë në dollap për t’u përqendruar më mirë në mësim.
Kur dikush si Oscar pranon se ka celularin ende në xhep, mësuesit thotë se ia ‘konfiskojnë’ atë, siç paracaktohet në rregullat e shkollës.

Celulari do t’i kthehet nxënësit vetëm në prezencë të prindit të tij pasi sipas zyrtarëve “shpjegimi e dialogu janë shumë të rëndësishme në raste të tilla”.
Atëherë kur ka shkelje të përsëritura nga dikush, nxënësi identifikohet dhe mësuesit kontrollojnë celularin ose dollapin e tij çdo mëngjes, “por masa të tilla përpiqemi t’i evitojmë”, thotë drejtori i shkollës.
“Idea është të krijojmë dinamikën ku nxënësit të na bashkohen vullnetarisht dhe më pas ta aplikojnë këtë edhe jashtë shkollës,” thotë Charbonnier, për rrjetin AFP.