Ndërsa viti i ri shkollor është në prag, bashkia e Durrësit po bën të gjitha përgatitjet e duhura për të garantuar infrastrukturën më të mirë të mundshme për mbarëvajtjen e këtij viti.
Kryebashkiakja Emiriana Sako ka bërë një postim në rrjete sociale për këtë qëllim, ku nënvizon se:
“Përveç shkollave të reja me standarde europiane që kemi ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, kemi punuar pa u ndalur që edhe shkollat dhe kopshtet ekzistuese të kenë kushtet më të mira për mësimdhënien.
Kemi kryer riparime të ambienteve, lyerje, dezinfektime dhe mirëmbajtje të plotë si dhe pajisje me bazë materiale për mësimdhënie cilësore.”
Në videon që shoqëron postimin, kryetarja e bashkisë publikon pamje filmike nga procesi i vijëzimit të rrugëve para dhe pranë shkollave të sistemit parauniversitar në qytetin bregdetar.
Postimi i plotë:
Durrësi është gati për vitin e ri shkollor.
Përveç shkollave të reja me standarde europiane që kemi ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, kemi punuar pa u ndalur që edhe shkollat dhe kopshtet ekzistuese të kenë kushtet më të mira për mësimdhënien.
Kemi kryer riparime të ambienteve, lyerje, dezinfektime dhe mirëmbajtje të plotë si dhe pajisje me bazë materiale për mësimdhënie cilësore.
Po kështu vijat e bardha, sinjalistika rrugore dhe çdo element sigurie pranë shkollave janë rinovuar për të garantuar mbrojtjen e nxënësve në rrugë.
Shkollat e Durrësit janë gati të presin nxënësit me kushte bashkëkohore.





