Afrimi i datës së nisjes së vitit të ri shkollor po shoqërohet me angazhimin e strukturave në varësi të bashkisë Durrës për dezinfektimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e qytetit.

“8 Shtatori do të na gjejë gati për një fillim të ri shkollor në ambiente moderne, të pastra dhe të sigurta!”,- shkruan kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me foto nga dezinfektimet e ambienteve të kopshteve e çerdheve.