Eva Buzo, notarja shqiptare me profesion avokate, ka tentuar të përfundojë sfidën e saj të nisur një vit më parë, ku u përpoq të notojë nga Italia në Shqipëri. 

Sot, Eva Buzo ka filluar një përpjekje të re për të realizuar sfidën e saj. Me një ekip mbështetës pranë saj, ajo shpreson të arrijë në bregun shqiptar dhe të përfundojë atë që kishte nisur vitin e kaluar. 

Kujtojmë që gjatë përpjekjes së saj të parë, Buzo u përball me probleme fizike dhe komplikime shëndetësore që e detyruan të ndërpresë garën. Pjesërisht për shkak të pickimeve nga kandilat dhe lodhjes ekstreme, ajo shfaqi probleme në të folur dhe u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore. 

Pas transportimit në breg nga mjetet ujore që e shoqëronin, Buzo u shtrua në spitalin e Vlorës, ku u konstatua se ndodhej në një gjendje të qëndrueshme, por me nevojë për rikuperim të mëtejshëm.