Kryeministri Rama ditën e djeshme ka marrë pjesë në samitin e liderëve evropianë që u mblodh në Oksford në pallatin Blenheim, vendlindjen e udhëheqësit britanik të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Uinston Churchill.

Ai ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm dhe personalitete të shquara të politikës, përfshirë këtu edhe mbretin Charls.

Së fundmi Rama ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, ku tregon momentet me pikante nga takimet që ka bërë dhe jep lajmin e mirë se vitin tjetër Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian. Sipas Ramës ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.