* Për të gjithë të apasionuarit e librit, "Durrës Lajm" sjell titujt e rinj që mund të gjeni në libraritë e qytetit.

"Funerali i Hijes"- Odise Koti

Romani “Funerali i hijes” i Odise Kotes e merr temën nga ndryshimet social-politike në Shqipëri në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar duke e vendosur subjektin në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme – zhdukjes së një personi – vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e papritur që po vjen, po shemb të gjitha pikat e mëparshme të referencës. Bota e vjetër po vdes, duke mos e pasur të lehtë; ajo endet si fantazmë nëpër qytet dhe, e kërleshur me të renë, krijojnë së bashku një atmosferë surealiste, ku i gjalli me të vdekurin janë një qenie e vetme. Të rinj, të vjetër, gra, burra, sakatë, të marrë e të mençur janë pjesë e këtij karuseli, ku të gjithë kërkojnë kuptimin e ekzistencës.

"E fshehta e grave"- Alberto Bevilacqua

Image result for libri e fshehta e grave

"…Të tregosh për gratë është një art i vështirë. Gra me mijëra përvoja, por që bien lehtësisht në duart e burrave, ndërmjetës mashtrimesh, që mbyllin një sy edhe përpara ndërgjegjes…" Një roman që ka shkaktuar adhurim dhe entuziazëm. Aventura e mahnitshme dhe turbulluese e një "udhëtimi" nëpër të fshehtat e grave, për të zbuluar botën magjike femërore. Një histori poetike dhe të ndërlikuar, ironike dhe erotike, e rrëfyer në veten e parë, depërton femrat e njohura dhe të panjohura, që vetë autori ka njohur, takuar e dashuruar.

“Kokëboshi dhe shokët e tij”-  Nikollaj Nosov

 

Image may contain: 1 person, text

Qyteti i Luleve, banorët fëmijë të të cilit mbajnë emra që lidhen me talentin, profesionin, karakterin apo pamjen e tyre fizike. Doktor Ilaçi, Qelqëtari, Dituraku, Buloni, Sherbet-Sheqeri, dy vëllezërit Ah-Sikuri dhe Po-Sikuri, Lulelepurushja, Sykaltra, Petulla, Fjalëpaku, Fjalëshumi, janë disa nga personazhet e çuditshëm të librit, që fëmijët do i adhurojnë.

R.O.