Përmes një deklarate, ambasada amerikane në Tiranë, e cilëson si skemë mashtruese projektin e njohur si “Let’s Talk Together About US24.”
Në deklaratë thuhet se ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës.
“Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.