Ambasada Amerikane shpeshherë jep këshilla për qytetarët shqiptarë, që këta të fundit të tregojnë kujdes me vizat turistike.
Ndaj edhe këtë herë, ambasada përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, njofton qytetarët që të sigurohen që në fund të udhëtimit të kthehen në Shqipëri.
“
️ | Kudo që t’ju çojë viza juaj turistike, sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri në fund të udhëtimit tuaj! #PyetAnën
”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.





