Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një sqarim për ata që duan të marrin një vizë turistike amerikane. 

Në një njoftim në “Facebook”, ambasada sqaron se nuk ka nevojë për garanci financiare, por vetëm pasaporta dhe fleta e konfirmimit. Në njoftim thuhet se vendimi për të dhënë një vizë amerikane bazohet vetëm tek intervista.

"️ | Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!  #PyetAnnën", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.