Presidenti i Kosoves Hashim Thaci në emisionin “Jeta në Kosovë’, ka deklaruar se arrestimi i Gjuriçit ka qenë orkestrim i Serbisë që të krijojë situata të komplikuara.

Ai po ashtu ka thënë se sa i përket këtij skenari të Serbisë kanë qenë të njoftuara të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, shkruan “Zëri.Info”.

“Ajo që ka ndodhur në Veri në ditët e fundit, jam i bindur në atë që e them, ka qënë një orkestim i shteti të Serbisë që të krijojë situate të komplikuara dhe skenare të përgatitura nga Serbia.

Institucionet dhe Policia e Kosovës nuk kanë pasur mundësi tjetër të intervenimit, është e rëndësishme ai ka dalë në një vend ku nuk ka pasur leje dhe Policia e ka kryer punën e vetë.

Sa i përket skenarit të Serbisë, kanë qenë të njoftuara të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare” ka thënë Thaçi.